Në Kinë festohet sot 100-vjetori i themelimit të Partisë Komuniste me organizime madhështore në sheshin Tiananmen në Pekin.

Presidenti Xi Jinping mbajti një fjalim duke u shprehur se Kina nuk do të lejojë asnjë nga fuqitë e mëdha të na nëpërkëmbë dhe të zgjerojnë influencën e tyre. Ai u shpreh ndër të tjera se Kina nuk do të lejojë “predikim të shenjtë”. Kjo vjen ndërsa vendi është duke u përballur me kritika rreth pretendimeve të abuzimeve të të drejtave të njeriut në Hong Kong.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës janë përkeqësuar kohët e fundit për shkak të tregtisë, spiunazhit dhe pandemisë. Një tjetër burim tensioni është edhe çështja e Tajvanit.

Festimet e 100-vjetorit nisën të enjten në mëngjesin me disa avionë ushtarakë, që u ngritën mbi Pekin, si dhe këngë patriotike.