Vritet në Berlin nga Soghomon Tehlirian (1896-1960), anëtar i Federatës Revolucionare Armene, Taalat Pasha, ministër i Brendshëm dhe Kryeministër (Grand Vezir) i Perandorisë Osmane.

Taalat Pasha (1 shtator 1874 – 15 Mars 1921), ishte një nga ”Tre Pashatë” që drejtuan Perandorinë Osmane pas revolucionit xhonturk. Origjina e tij ishte nga “pomaket” e Bullgarisë sllave të myslimanizuar (nga i ati) dhe “gabel” (nga e ëma).

Ai është pergjegjësi kryesor i genocidit armen që solli rreth 1.5 milion viktima gjatë viteve 1915 – 1923.

Pas një gjykimi 2 – vjeçar ne Gjermani, Tehlirian u konsiderua i pafajshëm. Ai konsiderohet një Hero Kombëtar i popullit Armen.

“Unë kam vrarë një njeri, por nuk jam vrasës” deklaroi Tehlirian perpara gjyqit.

Tehlirian vdiq më 23 maj 1960 në Kaliforni dhe është varrosur në Varrezat Ararat në Fresno të Kalifornisë.

Për nder të tij është ngritur një obelisk, me një shqiponjë të artë që sulmon një gjarpër…

Artisti i obeliskut ka shpjeguar: “shqiponja është arma e drejtësisë së popullit armen kundër Taalat Pashes që simbolizohet nga një gjarpër”…

Nga Saimir Z. Kadiu