Në 24 orët e fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive me koronavirusin Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 2170 testime, nga të cilat rezultuan 5 raste në Tiranë, 3 raste në Berat, 1 rast në Shkodër, Vau Dejës, Elbasan, Sarandë.

Ndërsa një 61-vjeçar nga Prrenjasi humbi jetën për shkak të kësaj sëmundje.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 42 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,308 që nga fillimi i epidemisë.