Edhe këtë një 24 orësh është shënuar sërish një viktimë nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktima është një 79-vjeçar nga Durrësi, i cili prej ditësh ishte i shtruar në spitalin infektiv.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 139 raste të reja nga 4,232 testime të kryera.

Rastet e reja janë zbuluar: 41 në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 13 raste në Vlorë, 7 raste në Elbasan, 5 raste në Kavajë, Lushnje, 4 raste në Durrës, Kukës, Vau i Dejës, Gramsh, 3 raste në Fier, Mat, Sarandë, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Korçë, Lezhë, Kamëz, 1 rast në Krujë, Kurbin, Has, Berat, Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Dimal, Himarë dhe Peqin.

Aktualisht janë 876 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa numri i të shtruarëve në Spitalin Infektiv ka shkuar në 29.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,395 që nga fillimi i epidemisë.