139 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 5889.

Në 24 orët e fundit 6 pacientë kanë humbur jetën: një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.

110 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 21 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë,

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar 42183 persona, prej të cilëve janë:

– 5889 të infektuar,

– 182 viktima;

– 3123 të shëruar,

–  2589 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 5 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1451 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 302pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 230 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 94 pacientë aktivë,
  5. Fier, 103 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 86 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 82  pacientë aktivë,
  8. Kukës, 80 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 55 pacientë aktivë,
  10. Berat, 43 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 26 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 32 pacientë aktiv.