Ata dhanë jetën për Lirinë gjeografike të vendit, për Lirinë që buron nga aplikimi i demokracisë në një sistem demokratik pluralo-politik.

Idetë që ata predikonin të formatuara dhe të udhëhequra nga Mid’hat Abdyl Frashëri për një shtet shërbestar për qytetarët bazoheshin mbi Lirinë e Votës.

Komunistët nuk e kursyen pabesinë për të ndërprerë jetët e tyre, ashtu siç ideologjia e tyre ka produkt pushtetin që ngrihet kundër filozofisë së jetës njerëzore.

Balli Kombëtar Demokrat i ndërtoi këto varreza me kontribute të personalizuara të anëtarëve të kryesisë për të nderuar veprimtarinë e tyre patriotike.

Në mënyrë periodike të vazhduar i kemi kujtuar me lule dje që nderimi ndaj tyre prodhonte pushtet, i kujtojmë sot që për situatën politike nuk kanë ndonjë interes, do t’i kujtojmë në vazhdimësi nesër në respekt të bindjeve tona politike.

Nderim të përjetshëm për ta!

Falënderim të përzemërt për ata që më shoqëruan!

Artur Roshi

Kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat