Një 18-vjeçare italiane, u gjet e pajetë në shtëpinë e të dashurit të saj, vetëm një ditë pasi kishte festuar ditëlindjen.

Sipas autoriteteve, Maria Chiara Previtali, humbi jetën nga mbidoza e heroinës, të cilën i dashuri i saj, Francesco Gnucci, ia kishte dhuruar për ditëlindje.

“Ishte dhurata që ajo kishte kërkuar për ditëlindjen e saj. Për të ishte hera e parë “, tha ai para hetuesve.

21-vjeçari ka ritreguar me detaje ditën që kaloi me të dashurën e tij. Ai u shpreh se e morën heroinën gjatë drekës, dhe atë natë, ajo shkoi në shtëpinë e tij për të kaluar natën me të.

Të nesërmen në mëngjes, pasi u zgjuan, Francesco kuptoi se e dashura e tij kishte vdekur. Ai u përpoq ta zgjonte dhe më pas në dëshpërim e sipër telefonoi urgjencën.