Një 22-vjeçare nga Erseka ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Euxhena Jorgji studionte në Tiranë për Financë. E reja humbi betejën me Covid pas një muaji e shtruar në spitalin e Infektivit.

Bëhet e ditur se 22-vjeçarja kishte sëmundje shoqëruese në kocka.

Infektimi me COVID i moshave të reja është një shqetësim i shprehur prej kohës nga mjekët në spitalet COVID dhe në mjaft raste ka pasur edhe fatalitete.

Pak javë më parë një 17-vjeçar nga Elbasani, pa sëmundje të tjera shoqëruese humbi jetën pasi ishte infektuar me COVID-19.