Kjo është fotoja e postuar sot në faqen zyrtare të UEFA- s për ‘EURO 2024’

Trajnieri i Kombëtares sonë, Silvinio vendosi listën përfundimtare të ‘EURO 2024’.

Nga 27-të lojtarët e përzgjedhur në listën paraprake, Silvinio ka vendosur që vetëm portieri Simon Simoni nuk do të jetë në ‘EURO 2024’. Pavarësisht se nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij në fushë portieri Simoni do të udhëtojë me ekipin kuqezi drejt Dortmundit në kampin bazë dhe do të qëndrojë me skuadrën në mbështetje të kuqezinjve në ‘EURO 2024’. Zgjedhjet e trajnerit Silvinio për këtë sfidë të rëndësishme janë:

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla.

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani.

Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi.
_____