30 vjet më parë, më 28 mars 1993 luhej ndeshja e futbollit Brescia-Roma dhe, me avantazhin 0-2 të miqve, trajneri Vujadin Boškov ja bën me shenjë 16 vjeçarit: “Francesco bëhu gati, është radha jote për të hyrë në fushë!”

▪Ketu filloi dashuria Roma-Totti, një nga historitë më të famshme të futbollit Italian, që e bëri djaloshin roman lojtarin më të madh të historisë së Romës që në vitin 2006 do të bëhej edhe Kampion i Botës me Italinë.

▪Nis një histori çerekshekullore e karakterizuar nga besnikëria, 1 titull kampion (“Të fitosh një te Roma vlen sa 10 te Juventus apo Real Madrid), 4 kupa Italie, rekorde pa fund e gola në derbi shoqëruar në shumicën e rasteve me thumbime polemike.

▪ Nuk e braktisi kurrë skuadrën e zemrës dhe kur e kërkonin gjigandët e futbollit botëror si Real Madrid…

▪ Nuk i duhej “Hollivudi” i futbollit, i pëlqente Roma e tij …
Vetëm ai dhe magjistari i muzikës Ennio Morricone nuk e braktisen kurrë Romën…

▪ “Për mua kampionati me Roma-n vlen më shumë se një Kupë Bote me Italinë”, shprehej Totti në vititn 2001, duke theksuar për ata që ende nuk ishin bindur raportin e tij pasionant me klubin verdhekuq.

▪ Totti dha gjithçka për Romën…

▪ 250 gola në Serinë A…
Shënuesi i dytë më i mirë në historinë e Serisë A (pas Silvio Pioles me 274 gola).

▪ Shënoi për herë të parë në Serie A me 4 shtator 1994 kundër Foggias (1-1).

▪ 316 gola në të gjitha kompeticionet (i gjashti në historinë e futbollit italian).

▪ Lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje me Romën.

▪ Shënuesi më i mirë i historisë së Romës.

▪ Kapiteni më i ri në historinë e Serisë A.

▪ Shënuesi më i vjetër në historinë e UEFA Champions League ( 38 vjeç e 59 ditë, arritur në vitin 2014)

▪ 58 ndeshje me ekipin përfaqesues (9 gola dhe 24 assists).

▪ Debutoi me ekipin përfaqësues të Italisë më 10 Tetor 1998 në një ndeshje për eleminaoret e Evropianit 2000, kundër Zvicrës (2-0).

▪ Shënoi golin e parë për Italinë me 26 prill 2000 kundër Portugalisë më 26 prill 2000 në një ndeshje miqësore luajtur në Reggio Calabria.

▪ 28 maj 2017, ishte ndeshja e fundit e tij në futbollin e luajtur…
Zëvendeson në minutën e 54’ Mohamed Salah në ndeshjen kundër Genoa (3-2).

▪ Ishte ndeshja e 619 në Serinë A…
Vetëm Buffon (649 ndeshje) dhe Maldini (647 ndeshje) kanë luajtur me shumë se ai…

▪ Roma ka fituar vetëm 3 herë titullin në serinë A…
Gjigandët e Veriut nuk mund të arrihen…
Juventus (36), Inter (19), Milan (19)…

☆Por askush nuk mundi të fitojë asnjëherë “titullin” Totti…
Ishte një titull mbreteror…
Nuk mund te blihej…
_____

Nga Saimir Z. Kadiu