Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se 37 përqind e të arrestuarve në Greqi për kultivim kanabisi janë shqiptarë. Pjesa kryesore e kultivuesve sipas mediave helene janë grekë, rreth 63 përqind.

Sipas raporteve, mendohet se vlera e kanabisit e sekuestruar në tokën helene gjatë vitit 2022 do të arrinte vlerën e 245 milionë Euro nëse dilte në treg.

Mediat shkruajnë se këtë vit sekuestrimet nga policia greke kanë qenë të ulëta krahasuar me vitet e shkuara.

Sipas Kathimerinit, në gjysmën e parë të vitit 2022 janë sekuestruar 8963 rrënjë kanabis në të gjithë vendin. Për të njëjtën periudhë një vit më parë në Greqi ishin shkatërruar 42 mijë rrënjë kanabis.