Dy qytetarë kanë humbur jetën këtë të hënë nga COVID, ndërsa janë identifikuar 38 raste të reja, pas kryerjes së 1,762 testime.

Personat që nuk e fituan dot betejën me koronavirusin ishin nga Shkodra dhe Durrësi, 83 dhe 90 vjeç.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.”

Ndërkohë, janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar në total numrin e personave që e kanë fituar betejën me virusin në 111,792.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.