Në Shqipëri kanë ndërruar jetë nga COVID-19 tre qytetarë në 24 orët e fundit. Të dhënat janë bërë publike nga ana e Ministria e Shëndetësisë, e cila thotë se janë kryer 2596 teste, ndërsa 45 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 60-87 vjeç”.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 11 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 4 raste Korçë, Devoll, 3 raste në Librazhd, Pogradec, 2 raste në Vlorë, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kolonjë, Gramsh, Pustec.

Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 1,050 qytetarë, duke e çuar numrin e personave që kanë mposhtur coronavirusin në 121,122, që nga fillimi i epidemisë.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.