Në 24 orët e fundit janë testuar 3244 qytetarë, nga ku 475 prej tyre dolën të infektuar me COVID-19.

Fatkeqësisht 6 persona humbën jetën, ndërsa 657 qytetarë u shëruan duke e çuar numrin e të shëruarve në 164.524 që nga fillimi i pandemisë.

Viktimat janë 3 qytetarë nga Fieri të moshave 52-80 vjeç, 1 qytetar nga Kolonja 68 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 68 vjeçe, 1 qytetar nga Berati 70 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë 7360 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, nga ku 169 janë të shtruar në spitale, 20 prej tyre në gjendje të rënduar.

Si në çdo njoftim të përditshëm, autoritetet kanë bërë thirrje për vaksinimin e qytetarëve, si të vetmen mënyrë për të parandaluar përhapjen e pandemisë.