Personat e infektuar me COVID-19 duhet të qëndrojnë vetëm 5 ditë në izolim.

Ky është vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve, pas udhëzimeve të  Institutit të Shëndetit Publik, njofton ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë ekspertët e Komitetit Teknik rekomanduan reduktimin e periudhës së vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, nga 6 muaj që është aktualisht, në 5 muaj pas dozës së dytë.

“Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit me dozën përforcuese, rritjen e mbulesës vaksinale për popullatën si dhe duke vlerësuar në dinamikë incidencën e rasteve të reja ditore dhe situatën në spitale, ekspertët e Komitetit Teknik do të ri-vlerësojnë në vijim masat anticovid”, shkruan ministrja në një postim në Facebook.