6 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e sëmundjes së koronavirusit Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktimat janë 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 66 – 84 vjeç.

Ndërkohë, nga 2899 testime që janë kryer në total, kanë rezultuar të infektuar 349 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë 81 në Tiranë, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Korçë, 15 raste në Berat, 14 raste në Durrës, 13 raste në Fier, 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, 11 raste në Tropojë, 10 raste në Lezhë, Vlorë, 9 raste Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, 7 raste në Krujë, Kurbin, Elbasan, Ura Vajgurore, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Kamëz, Libohovë, 4 raste në Librazhd, Cërrik, 3 raste në Mallakastër, Malësi e Madhe, Kuçovë, Vorë, 2 raste në Mat, Delvinë, Selenicë, Prrenjas, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.