Pas legjendës braziliane Pele, që pretendon se ka shënuar 1283 gola në karrierë, 500 më tepër nga llogaritjet zyrtare, tashmë polemika e goleadorëve vazhdon.

Me rrjetën në Superkupën e Italisë kundër Napolit, Cristiano Ronaldo arriti shifrën rekord të 760 golave, duke kaluar edhe Jozef Bican, që cilësohej si shënuesi më i mirë në histori.

Por, ndërsa mediat botërore vlerësonin arritjen e yllit portugez, nga Republika Çeke dolën me qëndrim zyrtar. Sipas Komitetit të Historisë dhe Statistikave në Federatën Çeke, Bican ka shënuar 821 gola në ndeshje zyrtare dhe Cristiano Ronaldo është ende larg primatit.

Në një raport të tyre të publikuar së fundmi Federata e Çekisë pretendon se Bican ka shënuar 821 gola dhe jo aq sa njeh FIFA dhe OPTA. Sipas tyre Ronaldos i duhen edhe 62 gola për të parakaluar Bican në këtë renditje.

Josef Biscan ka luajtur në vitet 1931-1955 me klubet Rapid Viena, Admira, Slavia Prague, Vitkovice, Hradeç Kralove dhe Dinamo Prague, ndërsa ka përfaqësuar Austrinë, Çekosllovakinë dhe Bohemi/Moravën. Ai vdiq në 12 dhjetor të vitit 2001 në moshën 88-vjeçare.

Në anën tjetër edhe legjenda braziliane Pele këmbënguli në fillim të këtij muaji, kur Ronaldo shënoi golin e tij të 758-të, se ai nuk ishte mundur ende, duke shkruar se numri i golave të tij është 1,283 gola.