A do të jetë Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi, kryetarja e ardhshme e Bashkisë së Durrësit, sipas një deklarate të Lulzim Bashës kohë më parë, se ajo do të zëvendësojë Emiriana Sakon, me qëllim firmosjen projektit për sjelljen e plehrave të Durrësit në Sharrë?

“Unë jam duke punuar në Kuvendin e Shqipërisë, dhe intervistën jam duke e dhënë prej andej. Unë jam ende në detyrë. Jam deputete e Kuvendit të Shqipërisë”, tha Ikonomi për A2 CNN

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë tha se edhe vendimi për rritje rrogash të mjekëve, infermierëve, mësuesve apo për zerim taksash është bërë mbi bazën e përllogaritjeve të mirëmenduara.

“Unë besoj se llogaritë janë bërë edhe duke pasur parasysh ekspertizën që jep si FMN dhe BB duke përdorur të gjitha burimet e dijeve dhe të dhënave që ka në Shqipëri. Parashikimet nuk janë vetëm elektorale, por janë të mbështetura mbi të dhëna…”, tha ajo.