Situata në Partinë Demokratike sa vjen e bëhet më e komplikuar. Dita-ditës deputetë të kësaj partie shkëputen nga Basha dhe i bashkohen Berishës.

Tashmë është e qartë që kemi dy PD.

Berisha ka mbështetjen e bazës, ndërsa Basha po mban me forcë vulën e partisë.

Me këtë ritëm qëndrimi i Lulzim Bashës në krye të PD, duke një mision i vështirë.

Nëse nuk ndodh një zhvillim i jashtëzakonshëm, shkarkimi i tij duket thjesht një formalitet.

Skenari më i mundshëm që po përflitet në SHQUP lidhet me ndihmën që do t’i vijë nga Rama.

Paradoksale ose jo, kryeministri i cili është i nxitur edhe nga ndërkombëtarët ka në dorë fatin politik të Bashës.

Po si arrihet kjo?

Zgjedhjet lokale të parakohshme, është opsioni më  mundshëm.

Lulzim Basha ka lajmëruar njerëzit e tij se duhet të gjejnë kandidatura për bashkitë e vendit, pasi sipas tij do të ketë zgjedhje të përgjithshme lokale përpara afatit kushtetues.

Sipas asaj që thonë burime nga PD, pritet që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë në favor të përsëritjes së zgjedhjeve të 2019-s.

Vendimi pritet të shpallet të premten.

Gjykata Kushtetuese nuk do t’i shpallë të pavlefshme zgjedhjet, por do të rekomandojë që të bëhen të parakohshme për shkak se është prekur pluralizmi politik.

Vendimi do t’i referohet opinionit të Venecias, që më shumë se një vendim ligjor duket marrëveshje politike për fatin politik të Lulzim Bashës.

Edhe pse në PD ky lajm ka nisur të qarkullojë me shpejtësi, në Partinë Socialiste nuk e komentojnë.

Për analistët politikë kjo duket si manovra e vetme që shpëton Bashën për të mos u shkarkuar.