I pyetur nëse i trembej personalisht infektimit nga koronavirusi, kryeministri Edi Rama thotë se shqetësohet më shumë për familjarët e tij.

I ftuar në “Open”, kreu i qeverisë u pyet nëse do t’i besonte mjekëve shqiptarë për t’u kuruar nëse do të infektohej.

-Por a ka frikë kryeministri nga infektimi?

Rama: Gjëja e parë që mendoj është që larg qoftë të mos dëmtoj askënd tjetër afër meje në familje dhe bashkëpunëtorët. Këto janë gjëra që nuk i kemi në dorë. Unë kam bindje të miat që nuk lidhet me ne fare, që lidhet me yjet…nuk e di!

-Ka pasur një shprehje të Ataturkut: Më lini në duart e mjekëve turq…ju larg qoftë do jeni në duart e mjekëve shqiptarë nëse infektoheni?

Rama: Në rastin e covid, mund ta them me plot gojën mund ta them se nuk mungon asgjë që e kanë spitalet në Evropë. Të gjitha ilaçet që përdoren në Amerikë, në Francë, janë këtu. Shefja e epidiomologjisë, Silva Bino iu la veten në dorë këtyre mjekëve dhe sot është shëndosh e mirë për fat të mirë. Kemi të bëjmë me një sëmundje që nuk është e gjitha në dorën e mjekëve.

Pse nuk bëhen testime masive?

Kryeministri Edi Rama thotë se pavarësisht se vendi ynë nuk kryen teste masive, situata është e njëjtë si me vende si Franca që kanë bërë të kundërtën.

Ai thotë se testime masive janë nxitur edhe nga kompanitë që synojnë të shesin pajisjet. Ai thotë se situata në vendin tonë është nën kontroll për sa kohë ka shtretër bosh në spitale.

“Testet nuk janë qëllim në vetvete. E tha edhe drejtori i OBSH. E treta, meqë jeni të gjithë doktorë, a mund të më thoni mua pse rezultati i tyre pse nuk është i ndryshëm nga i yni.

Ka insinuata, o burra testime, testime është nxitur edhe nga industria përkatëse për të shitur më shumë teste. Në fund fare, me gjithë testimet e mëdha që ka bërë Franca, ka pse numra shumë më të lartë me ne në raport me popullsinë.

Pse kancelarja thotë që zinxhiri i infeksionit na ka dalë nga mundësia e kontrollit deri në fund të hallkave. Ajo që vlen në fund është rezultati. Ndenje në mbrojtje, në mesfushë, këto janë taktika. Rezultati në fund matet, me kapacitetet në spitale. Puna jonë si qeveri nuk është të bëjmë teste por të transformojmë spitalet”, tha Rama në “Open”.