Belind Këlliçi është një kandidat unik për Bashkinë e Tiranës. Si përfaqësues i nongratave pa vulë, Këlliçi nuk është thjeshtë dhëndër tek pushteti (fakt për të cilin nuk mund të fajësohet), por mbështetet dhe fryhet nga një ministër i qeverisë, për llogari të luftës së ftohtë për terren në kampin e pushtetit. Pra, një lojë brenda pushtetit.

Natyrisht Erion Veliaj nuk ka rival për mandatin e tretë në krye të Bashkinë e Tiranës.

I vetmi kuriozitet i kësaj gare është nëse Këlliçi do të marrë apo jo sa 70 % të votave të Halim Kosovës.

Duke qenë pjesë e Report Tv, e ndiej si detyrim moral të them dy fjalë mbi pseudo denoncimin komik të Këlliçit në Kuvend.

Një kompani private kërkon një shërbim me kosto 10 mijë euro tek një kompani tjetër private.

Si mundet të përdoret mandati i deputetit, foltorja dhe koha parlamentare për të komentuar një raport kontraktual mes dy subjekteve private?!

Pse Këlliçi nuk përmend edhe Tv Klan, News 24, Fax web etj., që kanë pasur kontrata me kompaninë e inceneratorëve?

Çfarë lidhje kanë mediat Këlliç nëse me çështjen e inceneratorëve është abuzuar?

Mediat i thanë Arben Ahmetajt të bënte pushime me paratë e Klodian Zotos dhe të merrte një vilë dhuratë nga Zoto në këmbim të kopsitjes së letrave për inceneratorët?

Dhe meqë ra fjala, a po financon Arben Ahmetaj fushatën tënde z. Këlliçi me paratë e korrupsionit me inceneratorët, privatizimet, rindërtimin dhe afera të tjera me fondet dhe pasuritë publike?!

Dhe së fundmi, z. Këlliçi, Report Tv nuk është gazeta e Fahriut.
Report Tv është një media serioze dhe profesionale, e cila merret si evidencë nga DASH për të shpallur non grata politikanët e korruptuar.