Ndërsa pranoi se opozita ka bërë disa gabime, Agron Duka kreu i partisë Agrare tha në Top Talk se pas humbjes së opozitës , Basha duhet t’i hapë rrugë demokratëve për zgjedhje të lira në parti. Ai tha se zgjedhjet në PD duhen ribërë në mënyrë që të vazhdohet para.

“Opozita duhet të shikojë gabimet, ose ardhmja është e errët, mos të humbasë kohë kot deri në shtator. Basha duhet patjetër të ribëjë zgjedhjet të lira në PD, jo siç u bënë më para, zgjedhje reale, të bashkohen demokratët, që nga i vjetri deri më i riu. Të zgjedhin lidershipin e ri të PD që mund të jetë dhe Basha prapë, nëse e rifiton besimin, se kështu me artifica thjesht i shton jetën mazhorancës”, tha Duka.