Dy vajza erdhën në jetë vetëm 1 minutë pasi kishte hyrë 1 Janari 2021. Ato lindën në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në kryeqytet. Vogëlushet quhen Ajla dhe Meri dhe gëzojnë shëndet të plotë. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Mirë se erdhët Ajla dhe Meri. Dy vajza që erdhën në jetë të shëndetshme 1 min pas mesnate në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në Tiranë janë oguri më i mirë për vitin që sapo ka ardhur”, shkruajti Ministrja në një postim në rrjetet sociale.