Një aksident është raportuar ditën e sotme në Qafë Thanë. Mësohet se autobusi është përplasur me një makinë. Si pasojë e përplasjes vetura është përfshirë nga flakët.

Bëhet me dije se autobusi ka pësuar vetëm dëme materiale dhe se nuk raportohet për të lënduar.

Ndërsa shoferi dhe dy pasagjerët që ndodheshin në veturë, kanë pësuar lëndime. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.