Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë vendim që të mërkurën, më 24 Nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi për viktimat e Maqedonisë së Veriut që vdiqën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas aksidentit me autobus në Bullgari, që la të vdekur 46 persona, në mesin e të cilëve ishin edhe 12 fëmijë.