Kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Bill De Blasio i ka kërkuar guvernatorit Andrew Cuomo që të dorëhiqet pas akuzave për ngacmim seksual. Cuomo, i cili aktualisht është nën hetim pas akuzave të 5 grave për ngacmim seksual, tashmë përballet me një tjetër akuzë, nga një tjetër grua.

Rrëfimet e atyre që e akuzojnë Cuomon, kryebashkiaku De Blasio i cilësoi absolutisht të papranueshme, por guvernatori i ka mohuar të gjithë akuzat kundër tij duke thënë se kurrë nuk do të bënte diçka të tillë. Ndërkohë, De Blasio, rival politik i guvernatorit demokrat Cuomo tha përpara mediave: “Akuzat specifike, se guvernatori i ka thirrur punonjëset e tij, ato që ka pasur afër, në një vend privat dhe më pas i ka sulmuar seksualisht, janë të papranueshme. Këto akuza ma shpifin dhe ai nuk mund të shërbejë më si guvernator”, tha kryebashkiaku i Nju-Jorkut.

Mandati i Andreu Cuomo përfundon në fund të vitit 2022.