David Alaba nuk do të jetë pjesë e Bayern Munchen sezonin e ardhshëm. Austriaku njoftoi se ndarja mes palëve tashmë është zyrtare, por nuk tha se cila do të jetë skuadra e tij e ardhshme.

“Do të provoj diçka të re. Sigurisht që nuk ishte një vendimi lehtë. Kam luajtur për 13 vite te Bayern dhe ku klub ka shumë vlerë për mua”, tha Alaba.

Me kampionët e Europës lojtari ka zhvilluar 269 ndeshje, duke shënuar 22 gola, ndërsa me Austrinë ka realizuar 14 gola në 76 ndeshje.

Karrierën te Bayern e nisi si mbrojtës krahu, ndërkohë që në kombëtare luante si mesfushor qendre, rol që e ka mbuluar edhe te bavarezët së fundmi për shkak të mungesave. Sezonin e kaluar ai u spostua në qendër të mbrojtjes për shkak të dëmtimeve, por edhe shpërthimit të talentit Alphonso Davies. Ai ka fituar 24 trofe me Bayern, mes tyre 9 kampionate dhe 2 Champions League.

Real Madrid është skuadra krysore që përflitet se do ta ketë lojtarin në radhët e veta, por për të kanë shprehur interes edhe disa klube angleze, si Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Liverpool. Më herët është raportuar se mes lojtarit dhe madrilenëve kishte edhe një parakontratë.