Qytetarët që janë vaksinuar kundër Covid-19 mund të transmetojnë virusin. Ky është paralajmërim vjen nga profesori Jonathan Van-Tam në Angli.

Në një shkrim në Sunday Telegraph, Van-Tam theksoi se shkencëtarët “nuk e dinë ende ndikimin e vaksinës në transmetim“. Ai tha se vaksinat janë mjeti me shpresëdhënës për pandeminë, por shtoi se shkalla e infeksionit duhet të ulet shpejt.
Profesori i mjekësisë tha se “asnjë vaksinë nuk ka qenë kurrë 100% efektive, kështu që nuk ka mbrojtje të garantuar”.

Ai shtoi se të gjithë ata që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës duhet të tregojnë kujdes pasi përsëri mund të infektojnë të tjerët, sepse nuk është vërtetuar që nuk janë zinxhir i infektimit.
Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se 75% e të moshuarve mbi 80 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar kanë kaluar njëherë Covid-19.

Më shumë se 5.8 milion qytetarë në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës. Por edhe pse procesi i vaksinimit duket se ka qenë i shpejtë, sërish rastet e reja me Covid-19 po shtohen si asnjëherë më parë.