“Unë them që kam qenë 60 vjeç për rreth një vit, nuk e kam fshehur kurrë moshën time. Përkundrazi”. Alba Parietti feston 60-vjetorin dhe në një intervistë të gjatë për të përjavshmen “Chi” rrëfen dashurinë, punën dhe politikën.

“Unë nuk mund të duroj të nënvlerësohem. Jam e qetë sepse nuk po kërkoj lidhje”. Prezantuesja televiziv, aktorja dhe opinionistja festoi në Milano 60-vjetorin e saj.

“Kur gratë lirohen nga ideja se, për të qenë mirë, ato duhet t’i pëlqejnë një burri dhe të kenë karakteristikat e një 20-vjeçareje, edhe nëse burrat bien më keq se ne, ata do të kenë fituar,” vazhdon ajo.

“Unë zgjodha të jem e lirë për të mos bërë kurrë qesharak një person që unë e doja. Shumë njerëz më vijnë nga pas, sidomos të rinj, por edhe disa ujq të vjetër të moshës time. Argëtohem me që më vijnë rrotull”.

Sa i përket politikës, “e majta nuk më ka konsideruar kurrë një kandidate. Ne biseduam për këtë me Berlusconin, por unë kurrë nuk mund ta bëja për shkak të historisë sime personale që do të më ndalonte të merresha me partitë aleate me Forza Italia. Flas për Salvinin dhe Melonin. Dhe Berlusconi, i cili për mendimin tim beson në aftësitë e mia dhe e di historinë time si vajza e një partizani dhe e respekton atë, nuk më ka propozuar kurrë”.

Refuzimin e propozimit për të kaluar ekskluzivisht në Mediaset, e konsideron një gjest të pamatur.

“Por në ato vite kam punuar shumë gjithsesi, 9 miliardë ishte një shumë e mirë, por unë krijova sigurinë time me kalimin e viteve, me pak më shumë përpjekje”.