Kompania amerikane e shitjeve online, Amazon tha të enjten se do të japë 500 milion dollarë në shpërblime për punonjësit e saj të vijës së parë në Shtetet e Bashkuara, të cilët po punojnë gjatë festave dhe mes pandemisë së Kovid-19.

Punonjësit e kompanisë nga data 1 dhjetor deri më 31 dhjetor do të marrin një bonus prej $ 300, ndërsa ata me kohë të pjesshme do të marrin 150 $, njoftoi Amazon.

Ndërsa kompanitë e tjera si Walmart Inc dhe Home Depot Inc kanë shpenzuar miliona në shpërblime për stafin për punën e tyre gjatë pandemisë.

Amazon shpenzoi edhe në qershor 500 milion dollarë në shpërblime për punonjësit e saj.

Amazon po përballet me një hetim për krijimin. e monopolit nga ligjvënësit dhe sindikatat e SHBA-ve dhe nëse po bën sa duhet për të mbrojtur stafin nga koronavirusi.