Gjatë konferencës për shtyp nga grumbullimi i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic u përlot kur nisi të flasë për djalin e tij Vincent, të cilin e takoi përpara nisjes së grumbullimit me përfaqësuesen.

Sulmuesi i Milanit tregoi se djali nuk donte që ai të largohej prapë për ndeshje: “Vincent qau kur po ikja, por tani është mirë”.

Sapo përfundoi këtë frazë, vetë Zlatan Ibrahimovic nuk i mbajti dot lotët.