Në një intervistë të fundit për “France Football”, Carlo Ancelotti ka folur për transferimin e James te Everton dhe ngjashmëritë që ka gjetur me Ronaldon e Milanit në vitin 2007: “Kur bleva James në verë, të gjithë ishin të shqetësuar për gjendjen e tij fizike. Po kështu, ishin kuriozë se si do t’i përafrohej intensitetit të Premier League. Gjatë katër ndeshjeve të para, a e dini sa sprinte ka bërë? Shtatë! Shtatë! Ai prodhoi më shumë asiste dhe gola sesa sprinte. Pra, për çfarë po flasim? Çdo gjë është në atë që presim të bëjë një lojtar në fushë.

Më kujtoi ardhjen e Ronaldos te Milani. Ai peshonte 100 kg, prandaj para se të fillonte i thashë qartë: Ti e di, dreqi e mori, unë nuk mund të të lejoj të luash kështu. Duhet të humbasësh peshë. Dhe ai m’u përgjigj: ′Çfarë doni që unë të bëj në fushë? Gola apo vrapim? Nëse është për të vrapuar, atëherë mirë, më lër në stol, nëse është për të shënuar, atëherë më lejo të luaj! E futa për të luajtur në ndeshje dhe shënoi dy gola. Me James është e njëjta gjë”.