Anne Hathaway, falë roleve të njohura në disa filma ikonikë, njihet me emra të ndryshëm. Për disa mund të jetë Mia Thermopolis, princesha e preferuar e Genovia-s.

Për disa mund të jetë Andy ose Andrea Sachs, ylli i “The Devil Wears Prada”. Për të tjerë është White Queen te “Alice in Wonderland”.

Për një tjetër është thjesht Anne Hathaway, aktorja karizmatike. Por e keni menduar ndonjëherë se cili emër nuk i pëlqen asaj? Pikërisht emri Anne.

“Më quani Annie. Të gjithë, ju lutem më quani Annie”, tha ajo në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon. “Mund të flasim pak për emrin tim?”

Në vijim, aktorja tregoi se kur ishte 14 vjeç, bëri një reklamë dhe u desh të merrte një kartë që tregonte anëtarësimin e saj në një kompani.

“Emri im është Anne Hathaway. Kështu që dukej zgjidhja më e mirë, por nuk e mendova se njerëzit do të më quanin Anne. I vetmi person që më thotë Anne është mamaja ime dhe vetëm kur është me nerva. E kam fjalën, shumë me nerva. Kështu që sa herë njerëzit më thonë emrin në publik, unë mendoj se po më bërtasin. ‘Çfarë? Çfarë bëra?’ mendoj me vete.”

Anne u shpreh se askush në Hollywood nuk i drejtohet me emrin e vërtetë. “Unë jam Annie”, tha ajo. Hathaway theksoi se mund ta quani çfarë të doni – zonja H., Hath etj. – por vetëm Anne jo.

Mundësitë që të na duhet ta kontaktojmë janë të pakta, por sidoqoftë, kini parasysh: Annie, jo Anne.