Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka publikuar emrat e “Kampionëve të Antikorrupsionit për vitin 2021” në disa shtete të botës.

Blinken thotë se duke punuar së bahsku, do të ndalohen të korruptuarit që të veprojnë pa u ndëshkuar, teksa rikonfirmon angazhimin e DASH në luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen për të gjithë personat e angazhuar në këtë luftë.

“Duke punuar së bashku, ne do të ndalojmë aktorët e korruptuar të veprojnë pa u ndëshkuar.

Departamentgi Amerikan i Shtetit riafirmon angazhimin tonë për të gjithë ata që punojnë për të ndërtuar transparencë dhe llogaridhënie në mbarë botën. Urime Kampionët tanë Antikorrupsion 2021”, shkruan Blinken.