Bashkia e Durrësit anulon tenderin për vijimin e punimeve në sheshin “Veliera”, me motivacionin e mangësisë në dokumentacione.

Në tenderin me objekt: Faza e katërt e sheshit publik para hyrjes së Porti Durrës (VELIERA)”, me fond limit: 248,179,962.00 Lekë, njoftohet anulimi i kësaj procedure.

Nuk dihet se cilat janë gabimet apo mangësitë e rëndësishme në dokumentet e tenderit, pasi ato nuk specifikohen në njoftimin e bashkisë.