Partia Demokratike, nëpërmjet deklaratave publike akuzoi qeverinë se humbja në arbitrazh ndaj kompanisë greke për rrugën Elbasan-Tiranë erdhi pasi u favorizua kompania e mikut të deputetit socialist Taulant Balla.

Lidhur me këto akuza ka reaguar vetë numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili i është kundërpërgjigjur akuzave me kërcënimin se do hedhë në gjyq si Partinë Demokratike.

“Portali i djalit të Saliut dhe partia e Lulit të Saliut duhet të kuptojë që arbitrazhi për rrugën Tiranë-Elbasan përmban kontrata të realizuara nga Saliu, ish-Ministri i Transporteve i asaj kohe si dhe shtesa kontratash të kërkuara nga Saliu me gojë. Kështu ishin të gjitha rrugët e lëna e rrugëve. Sa për mua personalisht unë e di rrugën që duhet ndjekur me sojin e tyre. Quhet Rruga e Gjykatës dhe në stacionin e radhës pres me kënaqësi të përballem edhe me portalin e djalit të Saliut edhe me partinë e Lulit të Saliut. Të jetë drejtësia atje ku do dalë në shesh përsheshi i radhës”, shkruan Balla.