Lionel Messi ishte protagonist absolut edhe në fitoren e fundit në grup për Argjentinën, e cila triumfoi 4-1 ndaj Bolivisë.

Autor i golit të parë ishte sulmuesi i Sevilla Alejandro Gomez, ndërsa më pas Messi realizoi dy herë. Lautaro Martinez ishte ai që shënoi edhe golin e katërt për Argjentinën.

Me fitore e mbylli grupin edhe Uruguai që mposhti minimalisht 1-0 Paraguain. Tashmë Argjentina do të ndeshet në fazën çerekfinale me kombëtaren e Ekuadorit.