“Tolerancë zero për tregtarët e armëve që shkelin rregullat”. Kjo u deklarua nga Presidenti Joe Biden duke ilustruar strategjinë e tij për të luftuar rritjen e krimit në Shtetet e Bashkuara.

“Përdorimi i armëve është një epidemi. Ka akoma shumë armë që përfundojnë në duar të gabuara”, theksoi ai.

Presidenti i SHBA paralajmëroi vendin për një rritje të rrezikshme numrit të vrasjeve gjatë sezonit të verës.

“Kemi vënë në shënjestër aktorët që kryejnë vepra të rrezikshme në komunitetet tona dhe vendin tonë”, tha presidenti Biden gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa shpalosi një program gjithpërfshirës të qeverisë.

Administrata e Presidentit Biden do të autorizojë përdorimin e 350 miliardë dollarëve nga paketa federale stimuluese për të financuar departamentet e policisë në zonat që kanë regjistruar rritje të krimit.