Arbër Çekaj reagoi në seancën e radhës në Apelin e Posaçëm, lidhur me arrestimin e babait të tij.

“Po masakrohet gjithë familja ime. Babai im është 72 vjeç, profesor i nderuar. Arrestuat babain e kulakut. Edhe brenda familjes nuk po na trajtojnë njëlloj. Mua ma çuan kontenierin në magazinë, në Maminas, ndërsa babait ia hapën në port. Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkon të përfshijë familjen tonë në trafik”, ka thënë Çekaj.

Seanca u shty, pas kërkesës së mbrojtjes për përjashtimin e dy gjyqtarëve nga trupa.