Gjatë komunikimit të përjavshëm që mban qeveria pas miratimit të vendimeve, zv/kryeministri.

Për Ahmetajn “përballja me drejtësinë është individuale dhe jo kolektive e as politike”.

Gazetarja: A mban qeveria përgjegjësi politike, institucionale, apo edhe morale për faktin se një sërë ministrish kanë lejuar sipas SPAK-ut që kolegu juaj Lefter Koka që me një tender të marrë 4 milionë dollarë rryshfet? A kanë qenë motivet e kolegëve tuaj në ministri, në qeveri të ngjashme me ato të Lefter Kokës për të mbyllur sytë në këtë proces?

Arben Ahmetaj: Përballja me drejtësinë është individuale nuk është as kolektive, as politike.

Gazetarja: Inceneratorit të Elbasanit nesër i përfundon kontratat me qeverinë? Sipas kontratës duhet t’i dorëzohet Bashkisë së Elbasanit. Në kushtet që është nën sekuestro ku do të përfundojnë mbetjet e Elbasanit?

Arben Ahmetaj: Ka një procedurë të përcaktuar ligjore për ato që përmendët qoftë edhe për asetin publik, pronë e shtetit të Elbasanit.