Dy mjekë dhe një qytetar kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës. Policia e qytetit njofton se të arrestuar janë Serdi Memini 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe Ervin Sulaj  45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë.

Po ashtu është arrestuar dhe babai i Elmilind Dyli, i cili mbeti i plagosur gjatë masakrës në Velipojë të ndodhur një javë më parë, ku humbën jetën 4 persona.

Policia sqaron se Fatbardh Dyli u ka dhënë dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit të të birit. Pas kontrolleve të ushtruara, u gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 Euro.