Policia ka mundur të arrestojë Kristi Çinarin, të riun i cili dyshohet për të paktën 2 grabitje të ndodhura në Tiranë javët e fundit. Mësohet se ai ishte pajisur me kartë identiteti kosovare, me emrin Blerim Krasniqi i lindur në Prishtinë.

Çinari dyshohet të jetë autori i grabitjes në institucionin financiar “Kredo.al” tek zona e “Brrylit” në Tiranë dhe pas pak ditësh grabiti edhe një farmaci pranë shkollës “Sami Frashëri”. I riu hynte i maskuar dhe me armë kërcënonte punonjësit dhe pasi merrte paratë largohej në këmbë.