Arrestohet infermierja e Infektivit, akuzohet për vjedhjen e portofolit të pacientit

Arrestohet infermierja e Infektivit, akuzohet për vjedhjen e portofolit të pacientit
Policia e Tiranës ka arrestuar, të martën, një infermiere të Spitalit Infektiv, e cila dyshohet se ka vjedhur portofolin e një pacienti me Covid-19.

Rasti u bë publik pak javë më parë në emisionin ‘Stop’. I biri i pacientit, i cili më pas ndërroi jetë, tha se nga portofoli i të atit janë marrë rreth 20 mijë lekë, ndërsa nga karta e tij e bankës janë tërhequr 60 mijë lekë, gjatë ditëve që pacienti ka qenë i intubuar.

Pas verifikimit të kamerave në bankomatët ku ishin tërhequr parat,ë është indentifikuar infermierja e spitalit.

Hetimet ndaj saj po kryhen nga Prokuroria e Tiranës. Deri tani ajo akuzohet për ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje duke shpërdoruar detyrën’.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi