Për herë të parë pas 16 vitesh, Gjermania do të ketë një qeveri të qendrës së majtë dhe një Kancelar të ri. Olaf Scholz, kandidati Social-Demokrat, do të ketë më në fund zyrtarisht mundësinë të drejtojë vendin pas Angela Merkel, pas arritjes së marrëveshjes me partitë e tjera të koalicionit “semafor”, që ishte i domosdoshëm për krijimin e qeverisë së re.

Diskutimet me Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë kanë përfunduar dhe parashikohet që Schloz të bëjë betimin muajin e ardhshëm. Sipas “Bild” në negociatat që zgjatën për gati një muaj, morën pjesë rreth 300 politikanë.

Scholz do të marrë më në fund drejtimin e vetëm të qeverisë gjermane, pasi për 3 nga 4 mandatet e Merkel, ishte në koalicion me të. Ai do të përballet me krizën e koronavirusit, pasi Gjermania po regjistron rritje të rasteve çdo ditë e më shumë, por edhe kriza të tjera rajonale e globale, si ajo me emigrantët në Bjellorusi dhe konflikti mes Ukrainës e Rusisë.

Gjithashtu, Scholz do të duhet të tregojë se mund të administrojë agjendat e aleatëve në qeveri, sidomos të Demokratëve të Lirë, kryetari i të cilëve, Chrisitan Lindner, është një konservator fiskal i cili është shprehur gjithmonë kundër rritjes së taksave.