Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk ka pasur viktima nga koronavirusi. Pas kryerjes së 2648 testimeve kanë rezultuar pozitivë me virusin, 11 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë”.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,785 që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë janë 189 raste aktive me koronavirus.