Pesë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 nga 4,064 testime të kryera në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër dhe nga një rast në Tiranë dhe në Vlorë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID19 në vend.

Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,941 që nga fillimi i epidemisë.