Shifrat e pandemisë në vendin tonë vijojnë të mbeten të nivele të ulëta. Gjatë 24 orëve të fundit, asnjë person nuk ka humbur jetën nga Covid-19.

Po kështu, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 2224 testime dhe kanë rezultuar të infektuar vetëm 10 persona. Rastet pozitive janë 3 në Durrës, 2 në Shkodër, 2 në Gjirokastër, 1 rast në Tiranë, 1 në Berat dhe 1 rast në Malësi të Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 16 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,842 që nga fillimi i epidemisë.