Ulet në minimum numri i personave të infektuar me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar vetëm 2 të infektuar me koronavirus nga 3593 testime që janë kryer në total.

Rastet pozitive të konfirmuara janë 1 në Tiranë dhe 1 rast në Lezhë.

Për fat të mirë, sërish nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë.