Kompania AstraZeneca njofton s enuk ka asnjë provë për rrezikun në rritje embolisë pulmonarë apo trombozës venoze në asnjë grupmoshë, seks, apo vend ku është përdorur kjo vaksinë.

“Nga një analizë e të dhënave tona të sigurisë në mbi 10 milion administrata, nuk kishte asnjë provë të një rreziku në rritje të embolisë pulmonare ose trombozës venoze në ndonjë grupmoshë, seks, grupe ose në ndonjë vend ku keni qenë përdorur vaksina AstraZeneca kundër Covid “.

Ky reagim i kompanisë vjen pas vdekjes së një ushtaraku në Siçili dhe një infermiereje në Austri, ndërkohë që pezullimi i vaksinës është pezulluar Përdorimi i tij është pezulluar, ndër të tjera, në Danimarkë, Norvegji dhe Islandë.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Rregullatori Europian i Barnave sa i takon vaksinës së Oxford-AstraZeneca Covid-19, sipas të cilit nuk ka asnjë indikacion që vaksina është e lidhur me një rrezik në rritje të mpiksjes së gjakut.