Një boksier 35-vjeçar në Greqi ka rënë pre e një atentati tipik mafioz në rrugën Ekavis në Galatsi. Mediat vendase shkruajnë se viktimë është Haris Kontogiorgis, i cili u sulmua teksa po hynte në një palestër.

Siç bëhet me dije kanë qenë dy persona me një motor që kanë qëlluar mbi 35-vjeçarin, e më pas janë larguar me shpejtësi.

Haris Kontogiorgis ai ka marrë të paktën katër plumba dhe ka humbur jetën disa minuta pas atentatit mafioz.

Deri tani dyshohet se vrasja është kryer për hakmarrje, pasi viktima mësohet se ka marrë pjesë në një atentat disa muaj më parë.